DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë miraton disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e katërt

Kuvendi Komunal i Vitisë miraton disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e katërt
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt, ku u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash me rëndësi për zhvillimin lokal dhe interesin e qytetarëve.

Një ndër çështjet kryesore të trajtuara ishte propozimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme komunale, të cilat pritet të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026. Në këtë kuadër, u miratua edhe formimi i komisionit përgjegjës për shqyrtimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave.

EkoHigjiena

Në rend dite ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe organizatës “Saint Julien en Genevois” nga Franca, e cila synon thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave.

Gjatë mbledhjes, kuvendarët diskutuan edhe një propozim-vendim për ndryshimin e destinimit të një parcele në pronësi juridike të një shkolle në Sllatinë, me qëllim ndërtimin e një çerdheje të re – projekt i rëndësishëm për komunitetin lokal.

Po ashtu, u shqyrtua edhe një deklaratë mbështetëse për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike, duke reflektuar angazhimin institucional për barazi dhe përfshirje.

Mbledhja u përmbyll me pikën e zakonshme të pyetjeve dhe përgjigjeve, ku këshilltarët komunalë adresuan çështje të ndryshme në interes të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.