DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë solemne për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë solemne për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Për nder të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së sot Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur një seancë solemne. Gjithashtu për nder të kësaj epopeje orët e para mësimore në të gjitha shkollat e kësaj komune do të ju kushtohet ngjarjeve që ndërlidhën me epopejën e lavdishme të UÇK-së dhe familjen Jashari.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira filloj sot seancën solemne për nder të Epopesë së UÇK-së me një minutë heshtje për të përkujtuar të gjithë të rënit për lirinë e vendit. Më pas ai ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku foli për sakrificën e vendit për liri dhe shtet ndërtim.

“Me plotë të drejtë themi se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 është një nga ngjarjet që ktheu dinjitetin e shqiptarëve. Ishte betejë që përcaktoi të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur dhe ishte betejë që frymëzoi çdo atdhetar dhe patriot kudo që ndodheshin” u shpreh Kryesuesi Pira.

EkoHigjiena

Ai shtoi se kjo sakrificë dhe vizion i familjes Jashari për liri, demokraci dhe humanizëm e mbështeti edhe bota e qytetëruar duke përmendur miqtë euroatlantik në krye me SHBA-të për të cilën theksoj se duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se muaji mars e rikthen dhe bashkon vendin në fillim të një epoke të re duke kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve për lirinë dhe sovranitetin e shtetit.

“Fillimi i muajit mars çdo vit na bashkon për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën sublime të gjithë atyre që dhanë jetën për realizimin e ëndrrës së një populli për një shtet të pavarur dhe sovran. Shqiptarët e Kosovës ndonëse ishin të shtypur nga aparatura e atëhershme serbe ata nuk ndalën së vepruari për të realizuar ëndrrën shekullore dhe për të çuar në vend porosinë e dëshmorëve dhe mundin e intelektualëve për shtet formim”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq një fjalë rasti në këtë seancë solemne e ka mbajtur edhe Qemajl Rexhepit, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.