DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e shtatë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë që është mbajtur sot janë paraqitur Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar- qershor 2015 si dhe është dhënë një Informatë lidhur me raportin e auditorit të jashtëm.

Po ashtu gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

EkoHigjiena

Projekt Rregullore për komitetet konsultative për sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në Komunën e Vitisë.
Propozim Vendim për lirimin e Halil Bislim Musliu nga detyra e anëtarit të Komisionit Komunal të aksionarëve .
Propozim Vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme të komunës së Vitisë Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti për ndërtimin e xhamisë në fshatin Buzovik .
Propozim Vendim për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në kategorinë ekonomike pasuri jo financiare në të njëjtin program .
Propozim Vendim për emërimin e shëtitorës “Mërgimatarët” në Viti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.