DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2015

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e 12 të rregullt dhe të fundit për këtë vit. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe Kryetari Komunës , Sokol Halit gjatë seancës kanë uruar të gjithëve festat e fund vitit në veçanti festen e krishtlindjeve dhe vitin e ri 2016.

Ndërkaq gjatë kësaj seance pas shqyrtimit të pikave të parapara dhe dhënies së komenteve nga këshilltarët me shumicë votash u votuan:
Propozim vendim për pezullimin e përkohshëm të nenit 21 dhe të nenit 13 pika 13.6 të Rregullores komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba.
Propozim Rregullore për taksa ngarkesa dhe gjoba
Propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e bustit të Dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahu në ZK Gjylekar.
Propozim Rregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike .
Draft Rregullore për dhënien e lejeve mjedisore komunale (LMK) . /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.