DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës dhe u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi.

Në këtë seancë, fillimisht u shqyrtuan dhe u miratuan procesverbalet e mbledhjes inauguruese, si dhe ai i mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Një nga pikat që ngjalli më së shumti diskutime ishte informata, përkatësisht raporti i punës së Kryetarit të Komunës së Vitisë për periudhën janar–dhjetor 2025. Me këtë rast, kryetari i komunës, Sokol Haliti, iu përgjigj pyetjeve dhe çështjeve të ngritura nga asamblistët, duke dhënë sqarime lidhur me aktivitetet dhe angazhimet e realizuara gjatë kësaj periudhe.

Në rend të ditës ishin edhe këto pika, të cilat u shqyrtuan dhe u miratuan nga Kuvendi:

Propozim-vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, me përbërje prej 7 anëtarësh.

Propozim-vendimi për themelimin e Komitetit për Komunitete.

Shqyrtimi i iniciativës së kryetarit të komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë.

Propozim-vendimi për themelimin e komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë, me ç’rast subjektet e përfaqësuara në Kuvend propozuan emrat e anëtarëve të këtij komisioni.

Propozim-vendimi për nisjen dhe autorizimin e kryetarit të Komunës për bashkëpunim ndërkombëtar me Komunën e Saint Julien en Genevois.

Propozim-vendimi për miratimin e dy anëtarëve të komisionit për vlerësimin dhe përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet arsimore të Komunës së Vitisë.

Në fund të seancës, Kuvendi Komunal shqyrtoi edhe propozim-miratimin e raportit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, konkretisht nga vërshimet në Komunën e Vitisë. Pas diskutimit, edhe ky raport u aprovua nga asambleistët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.