DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur sot, ku në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi, i njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë për aktet të cilat janë nxjerrë më parë nga ky Kuvend. 

Më pas janë parashtruar pyetje dhe çështje të ndryshme nga anëtarët e këtij Kuvendi për të cilën janë përgjigjur zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal. 

EkoHigjiena

Me qenë se në këtë mbledhje janë shqyrtuar pikat e shumta të rëndit të ditës diskutimi më i theksuar është bërë për pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2023.

Pasqyrat financiare  i prezantoj,  drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik Milihate Ajeti e cila i  njoftoi se gjatë periudhës janar-qershor 2023 janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.434.091 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 136,21 %.

Krahasuar me të hyrat e vitit 2022, janë realizuar të hyra më të larta për 250.723.51 euro.

Ndërsa, buxheti i alokuar për periudhën janar-dhjetor 2023, nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe donacionet janë kanë qenë 17.800.766 euro, ndërsa shpenzimet janë 17.059.275 euro. Shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 95,83 % në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike, ka thënë drejtoresha Ajeti.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe këto pika të cilat edhe u aprovuan nga këshilltarët komunal.

– Propozim vendimi për inicimin e procedurës për hartimin e hartës zonale të komunës.

– Propozim vendimi për plotësimin e vendimit Nr. 01-110/05-108, të datës 01.02.2022, për plotësimin-ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete me Nr. 01-110/05-974 të datës 28.12.2021.

Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit Nr. 01-110/05-49932 i datës 27.12.2023 për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores “Liria”, Gjilan, për një periudhe trevjeçare, 2024-2026.

Gjithashtu u dha edhe një Informate për përfundimin e gjysmë vjetorit të parë dhe fillimin e gjysmë vjetorit të dytë nga drejtoresha për arsim dhe shkencë, Arta Ajeti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.