DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë ka ndarë 4 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, nga to 1 mijë euro për familjen Abazi

Kuvendi Komunal i Vitisë ka ndarë 4 mijë euro për të prekurit nga tërmeti, nga to 1 mijë euro për familjen Abazi
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Vitisë ka ndarë 4 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, nga to 1 mijë euro u ndanë për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit.

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme dhe ka vendosur që 4000€ të iu ndahen si ndihmë financiare për të ndihmuar familjet të prekur nga dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri.

Pas diskutimeve nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, u bë me dije se 3000 euro do t’iu dedikohen familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri kurse 1000 euro do t’iu ndahen familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit pasi që vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazin, humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit të këtij viti në Shqipëri.

EkoHigjiena

Përndryshe kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrur me propozimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe është përkrahur fuqishëm nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë dhe atë pa dallim partie.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.