DYLON

Kuvendi Komunal i Vitisë aprovoi buxhetin komunal për vitin 2017

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë që u mbajt sot, me theks të veçantë është diskutuar për buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2017, i cili është votuar me shumicë votash nga ana e këshilltarëve komunal të Vitisë.

Pos buxhetit me shumicë votash janë aprovuar edhe Propozim Rregullorja për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017, propozim vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017,propozim vendim për shkarkimin e Hasan Berishës nga Anëtari i Komitetit për Komunitete si dhe një propozim vendim tjetër që parasheh emërimin e një anëtari të ri në këtë Komitet.

EkoHigjiena

Gjithashtu në këtë seancë, ishte paraparë që Drejtoria Komunale e Arsimit, të paraqesë një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo që kjo pikë u shty për në seancën e ardhshme.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar buxhetin komunal për vitin e ardhshëm, ndër tjerash tha se Institucionet Komunale kanë bërë përpjekje që Draft Buxhetin për vitin 2017, ta hartojnë në bazë të nevojave reale të qytetarëve dhe shërbimeve që i ofron komuna për ta.

Ai ka thënë se për këtë qëllim, Institucionet komunale kanë mbajtur 25 diskutime publike nëpër lokalitetet të ndryshme, si dhe takime të tjera me grupet e interesit, ku ka identifikuar nevojat reale të qytetarëve në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin komunal.

“ Buxheti i Komunës së Vitisë për vitin 2017 do të jetë 10 milion e 19 mijë e 298 euro, prej të cilave 6 milion 928 mijë e 119 euro janë për paga dhe mëditje, 953 mijë e 534 euro planifikohen për Mallra dhe Shërbime, 200 mijë e 862 euro janë për shpenzimet komunale, kurse 197 mijë e 712 janë planifikuar për subvencione dhe transfere e 1 milion e 739 mijë e 71 euro parashihen të ndahen për investime kapitale”, u shpreh Rama.

Ai tha se për vitin në vijim për investime kapitale planifikohen të ndahen 227 mijë euro më shumë se në këtë vit. Kurse këshilltarët e Kuvendit Komunal nga subjektet e ndryshme politike, u pajtuan se buxheti komunal për Komunën e Vitisë është më i vogël krahasuar me nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune edhe pse buxheti për vitin 2017 është më i madh se ai i këtij viti. Pos buxhetit me shumicë votash, janë aprovuar edhe: Propozim Rregullorja për tatimin në pronë të Komunën e Vitisë për vitin 2017, propozim vendim për aprovimin e Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2017, propozim vendim për shkarkimin e Hasan Berishës nga Anëtari i Komitetit për Komunitete si dhe një propozim vendim tjetër që parasheh emërimin e një anëtari të ri në këtë Komitet.

Gjithashtu në këtë seancë Drejtoria Komunale e Arsimit ka paraqitur edhe një informatë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2016 – 2017. Ndërkaq në fillim të kësaj seance, kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, i njoftoj këshilltarët me shkresën e MAPL e cila ka konfirmuar se të gjitha vendimet e marra në seancat e KK-së janë konform ligjit.

Zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se të gjitha projektet që do të realizohen në lokalitet e komunës së Vitisë, do të bëhet në bashkëpunim me qytetarët e kësaj komune, këshillave të fshatrave dhe nevojave të qytetarëve.

Në këtë seancë, hyri si rend dite edhe Propozim Vendimi për ridestinimin e mjeteve buxhetore mes projekteve kapitale në kategorinë ekonomike shpenzime kapitale, e cila u miratua gjithashtu nga këshilltarët. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.