DYLON

Kuvendi Komunal i Kamenicës zgjodhi kryesues Liridon Kastratin

Kuvendi Komunal i Kamenicës zgjodhi kryesues Liridon Kastratin
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka zgjedhur kryeesues të këtij organi më  të lartë në Komunë, Liridon Kastratin.

Në këtë seancë u kërkua nga grupet politike të propozohen kandidatët për Kryesues të Kuvendit Komunal. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje propozoi kandidatin Liridon Kastrati, ndërsa partitë e tjera nuk propozuan ndonjë kandidat.

EkoHigjiena

Pas procesit të votimit me 18 vota PËR, Liridon Kastrati, u zgjedh Kryesues i Kuvendit Komunal të Kamenicës.

Kryesuesi Liridon Kastrati duke falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal, Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, si dhe të gjithë qytetarët e Kamenicës, ka thënë se është mirënjohës që ia kanë besuar detyrën që të kryej funksionin e Kryesuesit të Kuvendit.

“Zotohem se me përgjegjësi të plotë do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallime politike, me qëllim që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të gjejnë mbështetje të plotë nga ky Kuvend, dhe ne së bashku me Kryetarin z.Kadri Rahimaj do të angazhohemi që t’i shtyejmë përpara të gjitha proceset e nevojshme për Komunën tonë. Andaj përkushtimi im do të jetë maksimal për t’i shërbyer këtij Kuvendi dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.