DYLON

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe një sërë vendimesh të tjera

Kuvendi Komunal i Kamenicës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore dhe një sërë vendimesh të tjera
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara në rendin e ditës.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorët komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pjesëmarrës të tjerë.

EkoHigjiena

Në fillim të seancës u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas u zhvillua seanca e pyetjeve të legjislativit drejtuar ekzekutivit.

Asambleistët shqyrtuan dhe miratuan Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Kamenicës, si dhe emëruan komisionet për udhëheqjen, koordinimin dhe shqyrtimin e ankesave në procesin e zgjedhjes së Këshillave Lokale.

Në mesin e vendimeve të miratuara ishte edhe Draft-Rregullorja për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, Pilot-Projekti për Menaxhimin e Parkingut Publik, si dhe Plani Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Zonën e Menaxhimit (ZMM-5) – Rajoni i Gjilanit dhe Ferizajt për periudhën 2026–2030.

Kuvendi miratoi gjithashtu vendimin për caktimin e tarifave dhe mënyrës së inkasimit të mjeteve financiare për menaxhimin e mbeturinave, ndryshimet dhe plotësimet e disa vendimeve të mëhershme, përfshirë ato që kanë të bëjnë me shpalljen e interesit të përgjithshëm publik dhe formimin e Komisionit të Ankesave.

Po ashtu, u aprovuan vendimet për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik dhe për formimin e komisionit që do të zbatojë procedurat dhe do të bëjë vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës.

Pas prezantimit të rendit të ditës nga kryesuesja Arbnore Beqiraj-Fera dhe debatit të zhvilluar nga anëtarët e Kuvendit, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.