DYLON

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e tretë, miratohen disa vendime me shumicë votash

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e tretë, miratohen disa vendime me shumicë votash
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë pikash në lidhje me funksionimin institucional dhe zhvillimin lokal.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin asambleistët, drejtorë komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe palë të tjera të interesuara.

EkoHigjiena

Në fillim të seancës, kryesuesja propozoi dy pika shtesë për rendin e ditës, të cilat u miratuan nga asambleistët, ndërsa pika që kishte të bënte me rifreskimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike u shty për mbledhjen e ardhshme.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, Hasan Krasniqi, Valmir Ramadani dhe Leonita Mavriqi, bënë betimin, ndërsa u miratua edhe procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në mesin e çështjeve të trajtuara ishin raporti financiar buxhetor për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2025, si dhe raporti për zbatimin e rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Po ashtu, u diskutua kërkesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e vendimit për Planin Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Asambleistët miratuan edhe disa vendime të tjera, përfshirë shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për çështje të caktuara, formimin e Komisionit për ndryshimin e stemës së komunës, themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), si dhe emërtimin e palestrës së sportit.

Gjithashtu, u miratuan raportet për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe u vendos për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për komisionin që shqyrton ndarjen e titujve të nderit dhe mirënjohjeve. Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Dardana” Sh.A.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe ato të shtuara, u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.