DYLON

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e pestë, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e pestë, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe dy propozime shtesë të paraqitura nga ekzekutivi komunal.

Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistë, drejtorë komunalë, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë të tjerë.

EkoHigjiena

Në fillim të seancës, kryesuesja Beqiraj-Fera prezantoi rendin e ditës dhe kërkoi nga asambleistët propozime eventuale për pika shtesë. Me këtë rast, kryetari Rahimaj propozoi dy pika të reja për shqyrtim: bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026 dhe buxhetimin e bashkëfinancimit për projektin “Kolektori i ujërave atmosferikë”, projekt ky në bashkëpunim me kompaninë “M&B Company” SH.P.K.

Gjatë mbledhjes u diskutua për disa çështje me rëndësi për komunën, përfshirë formimin e komisioneve për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, miratimin e raporteve për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe Draft-planin Komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të huajve në Komunën e Kamenicës për periudhën 2026-2028.

Pas debateve nga asambleistët, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.