DYLON

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e parë të rregullt

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e parë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, OJQ dhe të tjerë.

Në rend dite për miratim ishin këto pika:

EkoHigjiena

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 29.12.2025.

2. Pyetje legjislative drejtuar ekzekutivit.

3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025.

4. Shqyrtimi i Raportit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për vitin 2025.

5. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor (TM4) 2025.

6. Propozim vendim për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2025–2033.

7. Shqyrtimi i informatës nga Raporti i Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2025.

8. Shqyrtimi i informatës së Këshillit Komunal për Siguri dhe Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.

9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2024.

10. Propozim vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026.

11. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit me nr. Sh.01 Nr. 36248.

12. Kërkesë nga MAPL për rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit me nr. Sh.01 Nr. 21283.

13. Të ndryshme.

Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesja e Kuvendit u paraqit rendi i ditës, ku të gjitha pikat pasi u shqyrtuan, me shumicë votash u miratuan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.