DYLON
Seanca e Kuvendit Komunal

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e katërt të rregullt, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës

Kuvendi Komunal i Kamenicës mban mbledhjen e katërt të rregullt, miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës
Avatar photo Redaksia
Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe ato shtesë, u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin e komunës. Mbledhjen e hapi kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj-Fera, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i komunës Kadri Rahimaj, nënkryetarja Arta Bajralija, asambleistët, drejtorët komunalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe palë të tjera të interesuara.

Në fillim të seancës, kryesuesja paraqiti rendin e ditës dhe ftoi të pranishmit për propozime shtesë. Kryetari Rahimaj propozoi tri pika të reja për shqyrtim, të cilat u përfshinë në rendin e ditës.

EkoHigjiena

Ndër pikat kryesore të trajtuara ishin miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit, si dhe shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor për periudhën janar–mars 2026. Gjithashtu, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi disa propozim-vendime me rëndësi, përfshirë ndarjen e mjeteve financiare për punëtorët e NPL “Dardana” SH.A., dhënien në shfrytëzim të një prone komunale për Policinë e Republikës së Kosovës, si dhe rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në komunë.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për PPP “Ecohigjena”, falja e borxheve të papaguara për shfrytëzimin e hapësirave publike, si dhe emërtimi i sheshit “Metush Krasniqi”. Po ashtu, u miratua plotësimi i listës rezervë për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e komunës.

Nga pikat shtesë të propozuara, Kuvendi miratoi rekomandimin për ndarjen e çmimit “Emblema e Kamenicës” për zonjën Faruza Kallaba, bashkëfinancimin e një projekti me komunitetin e fshatit Karaçevë e Epërme për rehabilitimin e hapësirës së varrezave, si dhe Draftin e Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë edhe ato shtesë, u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.