DYLON

Kuvendi komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqirja-Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija,asambleistët, OJQ dhe të tjerë.

Në rend dite për miratim ishin këto pika:

EkoHigjiena

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 30.01.2026.

2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit.

3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026

4.Propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Sh.01 Nr.21967 i dates 12.08.2025 për formimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativ-arsimore të Komunës së Kamenicës.

5. Të ndryshme.

Pasi hapjes së mbledhjes nga Kryesuesja e Kuvendit u paraqit rendi i ditës, ku në rend dite për miratim hyn edhe dy pika të propozuara nga Kryetari Rahimaj si:

1. Shpallja në interes të përgjithshëm public për një pronë që është në pronësi të ndërmarrjes shoqërore N.T.SH Qendresa ndërsa nën menaxhim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit.

2. Propozim vendim për zgjedhjen e delegatëve të Komunës së Kamenicës në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Pas miratimit të rendit të ditës me pikat shtesë, të gjitha këto pika u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash. /2LONLINE/