DYLON

Kuvendi Komunal i ka dhënë mbështetje DKA-së për të mos pranuar anulimin e testit të arritshmërisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka folur sot për mbështetjen që Kuvendi Komunal i dha Drejtorisë së Arsimit për të mos pranuar anulimin e testit të arritshmërisë nga MASHT-i, sepse vendimi nuk bazohet në fakte. Kuvendi Komunal nuk do të vazhdojë punën dhe as nuk do të mbajë seanca, derisa MASHT-i nuk e anulon këtë vendim.

“Ne nuk do ta pranojmë këtë vendim në asnjë mënyrë, sepse kemi informata se nuk ka pasur asnjë vrejtje nga mbikëqyrësit e këtij procesi”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

EkoHigjiena

Suksesi që kanë treguar nxënësit e Gjilanit në testin e arritshmërisë nuk duhet ta befasojë askënd, derisa dihet se edhe vitin e kaluar kanë qenë ndër më të mirët dhe ata shquhen për rezultate në garat e ndryshme.

Ajo ka kërkuar nga MASHT-i që të formojë një komision dhe në bashkëpunim me DKA-në të rivlerësojë këtë vendim të ngutshëm, duke nënvizuar se kërkesa është përkrahur edhe nga opozita. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.