Për të nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit Adem Demaçi, që ndërroi jetë më 26 korrik, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në nismë të seancës së sotme, ka mbajtur një minutë heshtje.
Përndryshe, veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, u varros me nderime të larta shtetërore në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani.
Në ceremoninë e varrimit të tij, ishin të pranishëm krerë të lartë shtetëror dhe mijëra qytetarë të tjerë.