DYLON

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 15 qershorit – Ditës së Çlirimit

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të 15 qershorit – Ditës së Çlirimit
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e kryesuesit Arianit Sadiku, ka mbajtur sot seancën solemne për nder të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, në të cilën ka marrë pjesë edhe kreu i Komunës, Alban Hyseni, përfaqësues nga niveli lokal e qendror, përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka”, policisë e FSK-së.   

Kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, ka thënë se Dita e Çlirimit është njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të komunës sonë.

EkoHigjiena

“Ardhja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet ka sjell lirinë, edhe shpirtërore e edhe mendore”, ka thënë Sadiku.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se sakrifica e popullit të Kosovës dhe përpjekjet për liri përfunduan në qershorin e vitit 1999.

“Luftës së armatosur mes UÇK-së dhe forcave serbe po i vinte fundi. Sakrifica e një populli dhe përpjekjet për liri po përfundonin në qershor 1999. Me dekada burgjet ishin të mbushura plot. Shumë tortura, përndjekje e persekutime. Përjetimet janë të trishta dhe do të qëndrojnë gjatë në memorien tonë kolektive. Më 15 qershor, kur paqëruajtësit e NATO-së së bashku me ushtarët e UÇK-së shkelën në Gjilan, qytetarët fyrmuan të lirë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai tha se pas 23 vjetësh, si drejtues të institucioneve lokale së bashku me Qeverinë e Kosovës, po punojnë parreshtur për të ecur përpara dhe për të përmbushur porosinë e të rënëve, për të nderuan vendin për gjeneratat e ardhshme.

“Është detyrë e jona që të angazhohemi në krijimin e mundësive për ata që vijnë pas. Vetëm me punë dhe dashuri për vendin nderojmë të rënët dhe punojmë për ata që janë të gjallë. Gëzuar Dita e Çlirimit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, është shprehur se pas të gjitha përpjekjeve nëpër periudha të ndryshnme, Ushtria Çlirimtare të Kosovës kurorëzoi idealin e një formimi të një Republike, të një shteti, një vendi të lirë e të pavarur.

“Kur i kujtojmë këto ditë na rrembjnë emocionet për dëshmorët, për bashkëluftëtarët që ranë në beteja e që u bënë themel i lirisë sonë. Kush nderon dëshmorët, nderonë të kaualren, nderon lirinë e sotme, nderon edhe amanetin e brezave për kombin tonë”, tha Isufi.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh ish-zëvendës komandant i Zonës Operative të Karadakut, Shemsi Syla, tha se madhështia e datës së sotme, ra rikthen jo vetëm në të kaluaren tonë të 40 viteve të fundit, por të kaluaren e brezave, të baballarëve e nënave, gjyshërve e stërgjyshërve tanë. Na rikthen në të kaluaren e brezave që u përballën me furtunat e pashembullta në historinë e popujeve liridashës, që bënë gjithçka për të mbijetuar nga shfarosja, asimilimi dhe deportimi i plotë nga tokat e të parëve tanë”.

Në këtë seancë solemne është shfaqur një video e Ditës së Çlirimit të vitit 1999, të ardhjes së UÇK-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.