DYLON

Kuvendi Komunal i Gjilanit e miraton buxhetin 2023 në shumë prej 32 milionë e 599 mijë euro

Kuvendi Komunal i Gjilanit e miraton buxhetin 2023 në shumë prej 32 milionë e 599 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt.

EkoHigjiena

Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin aktual.

Ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar – 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake – 4,952,586 euro.

Nga kjo shumë, për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale – 8,435,158 euro, ka thënë Rashiti.

Për më tepër, Rashiti tha se buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte: zgjidhjen e problemeve elementare infrastrukturore, në projekte zhvillimore, si dhe në realizimin e projekteve në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.

Rashiti ka thënë se investimet kapitale të planifikuara për vitin 2023 bazohen në kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilat janë evidentuar nëpër dëgjime publike.

LVV e PDK, nëpërmjet shefave të grupeve të këshilltarëve (Krenare Latifi-Kqiku e Bujar Nevzati) i kanë dhënë mbështetje këtij propozim-buxheti, sikurse edhe partnerët tjerë të koalicionit, Arianit Ibrahimi (AKR), Emrah Ismail (KDTP) dhe Ardita Ukshini (AAK).

Opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) nuk kanë marrë pjesë në seancë, pasi dje e kishin braktisur atë në shenjë mospajtimi me rendin e ditës si dhe thirrjen e seancës së re, pa u mbyllur seanca paraprake.

Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrëve komunalë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.