DYLON

Kuvendi Komunal e largon nga rendi i ditës propozim-vendimin për deponinë e mbeturinave inerte në Malishevë

Kuvendi Komunal e largon nga rendi i ditës propozim-vendimin për deponinë e mbeturinave inerte në Malishevë
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti nga Partia Demorkatike e Kosovës (PDK), ka bërë me dije se pas reagimit të tij publik, Kuvendi Komunal i Gjilanit e largoi (e tërhoqi) nga rendi i ditës propozim-vendimin për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë.

Rashiti thotë se as në seancën tjetër të KK nuk do të duhet miratuar këtë vendim skandaloz, sepse as banorët e Malishevës nuk do të lejojnë hapjen e kësaj deponie në atë vend që është propozuar.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit e ka obligim dhe detyrim ligjor që për këso vendime të mbajë debate publike me qytetarët dhe pa pëlqimin e tyre nuk mund të vendos dhunshëm sikurse për këtë projekt tejet të dëmshëm për banorët”, ka thënë Rashiti.

Ai tha se i falënderon të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, që me 31 vota e tërhoqën nga rendi i punës këtë propozim-vendim të papranueshëm që erdhi nga kryetari i komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.