DYLON

Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së

Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e Përhershëm të APKE-së
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), sot në Reykjavik të Islandës ka mbledhur rreth 60 anëtarë, në të cilin po merr pjesë edhe anëtari i delegacionit të Kosovës, Arben Gashi.

Kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfaqësohet në një takim të këtij niveli, që kur ka filluar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate.

EkoHigjiena

Pritet që takimin të hapë presidenti i APKE-së, Tiny Kox, duke pasuar me një fjalim mirëseardhjeje nga Alþingi Birgir Ármannsson, kryetar i Parlamentit të Islandës. Po ashtu në orët e pasdites, pjesëmarrësve pritet t’i drejtohet edhe znj. Bordis Kolbrun Reykfjoro Gylfadottir, ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave.

Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi “Dhunën Digjitale ndaj Grave”.

Parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi “Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Ata pritet që të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës si një gur themeli i arkitekturës politike Evropiane, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve – ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari.

Komiteti i Përhershëm i APKE-se përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-se, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë ne ketë organizatë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.