Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2014 pas heqjes së nenit për shitjen e 75 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës (PTK). Për kanë votuar 57 deputetë, ndërsa 43 kanë qenë kundër dhe 1 ka abstenuar.
Megjithatë, pati edhe kundërshtime për amendamente të ndryshme, siç ishte ai për formimin e fondit për veriun, ku deputetët e Vetëvendosjes thanë se po krijohet një pavarësi financiare për atë fond dhe se krijon mundësi për mospërfilljen e institucioneve të Kosovës.
“Me këtë nen vetëm se e përforcojnë pozicionin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.
Deputetët nuk miratuan as amendamentin e propozuar nga deputeti Hydajet Hyseni, i cili ka propozuar që çdo vit të plotësohet lista e përfituesve të ish të burgosurve politik.