Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e rregullt ku do të ketë debat parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës për vitin 2013, si dhe për ecurinë e procesit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Po ashtu do të shqyrtohet raporti i performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 20112, raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012, si dhe rekomandimi i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike dhe Media për shkarkimin e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e Strategjisë për cilësinë e ajrit për vitin 2013-2022 dhe Planit të veprimit për vitin 2013-2017 dhe pritet të formohet Komisioni ah hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.