DYLON

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare më 9 korrik

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare më 9 korrik. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, e ku merrnin pjesë anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare.

Pas pikave të rëndomta të rëndit të ditës, koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rendin e ditës së seancës do të jenë: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014,shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014,zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,votimi i Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit,votimi i Rekomandimeve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut,Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, votimi për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe votimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

EkoHigjiena

Katër pikat e fundit të rendit të ditës janë bartur nga seancat e kaluara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.