• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina Preshevë

Kuvendi i komunës së Preshevës shkarkon kryetaren, Ardita Sinani

Redaksia 2LONLINE 11 Prill, 2022 3 min
 Kuvendi i komunës së Preshevës shkarkon kryetaren, Ardita Sinani

Ardita Sinani është shkarkuar nga posti i kryetares së Komunës së Preshevës.

Më 20 vota pro nga 38 këshilltarë sa ka gjithsej kuvendi komunal i Preshevës, u shkarkua Ardita Sinani.

“Alternativa për ndryshim” në Preshevë kishte mbledhur nënshkrimet për të rrëzuar qeverisjen lokale, përmes të cilës u kërkua shkarkimi i kryetares Sinani. 

Sinani dje kishte kërkuar që të shtyhet mbajtja e kuvendit komunal për shkarkimin e saj, pasi sot do të zhvillonte një takim me kryeministri Albin Kurti, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti nga ky takim me përfaqësues tjerë politik të Luginës tha se nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.

Sinani u shkarkua nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të  kësaj Komune.

Ardita Sinani u zgjodh kryetare e Komunës së Preshevës në maj të vitit të kaluar, pasi arriti koalicion me Ragmi Mustafën e Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u zgjodh nënkryetar i komunës dhe Sami Salihun nga Lëvizja për Reforma, që mori postin e kryetari të Kuvendit komunal. 

Partnerët e koalicionit nga radhët e “Lëvizjes për Reforma” që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, sot kishin inicuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.

Titulli.com

Etiketa:Ardita Sinani Kuvendi i komunës së Preshevës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc

12 Gusht, 2022
Nacionale

Presidentja: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të

12 Gusht, 2022
Sport

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Sinani: Faleminderit për përkrahjen, bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës në Luginë

11 Prill, 2022

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani

1 Shkurt, 2022

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani fton Qeverinë të lehtësojë masat për hyrjen në Kosovë

24 Janar, 2022

Shtatë kërkesa konkrete për Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës

16 Dhjetor, 2021

Delegacioni nga Komuna e Preshevës pritet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Shqipërisë

30 Shtator, 2021

Haziri e Sinani: Pa zgjidhje të problemit të Kosovës Lindore nuk ka paqe të qëndrueshme në rajon

7 Korrik, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com