DYLON

Kuvendi i Gjilanit miraton vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentë

Kuvendi i Gjilanit miraton vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e 200 bursave për studentët e kësaj komune, për vitin akademik 2019/2020, duke u bërë Komunë kampion në Kosovë sa i përket mbështetjes së studentëve.

Sipas këtij vendimi, 100 bursa, në lartësi prej 60 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës jashtë kësaj komune, ndërkaq 100 të tjerë, në lartësi prej 40 € ndahen për studentët e Gjilanit, të cilët studiojnë në universitetet brenda kësaj komune.

Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave do të bëhet nga Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës, në bazë të konkursit të shpallur nga Drejtoria për Arsim dhe kritereve për ndarjen e bursave, të miratuara nga komisioni përkatës.

EkoHigjiena

Mjetet financiare për bursa ndahen nga Buxheti i Komunës së Gjilanit nga subvencionet e Drejtorisë për Arsim.

Në të vërtetë komuna e Gjilanit ka siguruar mjete shtesë, me qëllim të rritjes së numrit të përfituesve.

Duke marrë parasysh numrin e madh të studentëve të cilët studiojnë në universitetet brenda dhe jashtë Komunës së Gjilanit, kërkesat e shumta për bursa si dhe duke marr parasysh gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë për Buxhet e Financa, ka siguruar mjete shtesë financiare për rritjen e numrit të përfituesve.

Për këtë arsye, Kuvendi bëri plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të datës 29.09.2020. Sipas vendimit paraprak ishte paraparë ndarja e 75 bursave.

Me gjithë vërejtjet e opozitës sa i përket procedurave të ndryshimit të vendimit paraprak, kritereve, lartësisë së bursës dhe të tjera, Kuvendi votoi në mënyrë unanime për ndarjen e 200 bursave për studentë.

Gjilani, siç u tha në debat, është Komuna e parë në Kosovë që ndanë numër kaq të madh të bursave për studentë, madje më shumë se edhe Prishtina, gjë që dëshmon përkushtimin e kryetarit Haziri dhe autoriteteve të këtushme arsimore për të investuar në shkollimin e brezit të ri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.