DYLON

Kuvendi i Gjilanit mban një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Kuvendi i Gjilanit mban një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Avatar photo Redaksia

Me kërkesë të kryesueses, Shpresë Kurteshi – Emini, Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e sotme ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

“Shqipëria është goditur mëngjesin e sotëm nga një katastrofë natyrore, nga një termet, i cili përveç që ka shkaktuar dëme të mëdha, fatëkeqësisht ka shkaktuar edhe viktima. Në emër të Kuvendit Komunal u shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur më të  dashurit e tyre e të lënduarëve u dëshirojmë shërim dhe përmirësim të shpejtë. Bashkëndejmë dhimbjen me të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka thënë Kurteshi – Emini, transmeton 2LONLINE.com.

Drejtoria për Kulturë, Rin ie Sport, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e patrsapara për sot në kuadër të programit për shënimin e Festës së 28 Nëntorit.

EkoHigjiena

Përndryshe, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, deri më tani ka konfirmuar 13 viktima, pas tërmetit në mëngjesin e sotëm me epiqendër në Durrës. Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e kanë pasuar me magnitutë deri në 5.4, raportojnë mediat në Shqipëri

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.