DYLON

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, ka mbajtur të enjten seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, përfaqësues tjerë institucionalë, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta.

Kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku, ka thënë se sot kombi shqiptar përkulet me nderim të thellë para sakrificës sublime të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që u flijuan në altarin e lirisë.

EkoHigjiena

“Se sa i shtrenjtë është çmimi i lirisë më së miri e dëshmoi familja Jashari para 28 vitesh, me sakrificën e tyre vetëflijuese”, tha ajo.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pohoi se Epopeja e UÇK-së është simbol i qëndresës, sakrificës dhe i dashurisë së pakushtëzuar për lirinë.

“Është historia e burrave dhe e grave që vendosën që fatin e tyre dhe të atdheut ta bartim mbi supet dhe mbi jetën e tyre. Në ditët e marsit 1998, në Prekaz u dëgjua zëri i popullit që kishte vendosur të mos jetonte më në robëri”, është shprehur veç tjerash kryetari Hyseni.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se familja Jashari nuk ishte rastësisht në përballjen më të fuqishme që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, duke u sakrifikuar me fëmijë, gra, burra e pleq, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

Në këtë seance solemne ka adresuar mesazhin edhe ish-ushtarja e UÇK-së, njëherësh asambleiste e Kuvendit të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Malikie Hoxha, sikurse edhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin Komunal, përkatësisht Shpend Nuhiu (LVV), Sami Ahmeti (LDK), Bujar Nevzati (PDK) e Nazim Gagica (AAK). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.