DYLON

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, ka mbajtur seancë solemne me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku pos përfaqësuesve institucionalë, morën pjesë edhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së e familjarë të dëshmorëve.

Kryesuesi Kadriu tha se shteti ynë për këto vite u rindërtua, u bë me institucione e zuri vendin në arenën ndërkombëtare falë miqve ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se 17 shkurti është një pikë reflektimi mbi sakrificën, vlerën e lirisë dhe rrugën që na pret, duke shtuar se pavarësia është një rrugëtim i gdhendur në qenien e popullit tonë me mund, gjak dhe qëndresë.

Para të pranishmëve kanë adresuar urimet e mesazhet e tyre edhe shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilan, Avdyl Aliu (LDK), Krenare Latifi – Kqiku (VV), Bujar Nevzati (PDK) e Nazim Gagica (AAK).

Ndërkaq, në fund para të pranishmëve, ka folur edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.

Përndryshe, gjatë ditës në Gjilan janë paraparë të mbahen edhe këto aktivitete: homazhe të varrezat e dëshmorëve (10:00), koncerti festiv për fëmijë nga Kolegji “Don Bosko” (11:00), festojmë përmes sportit (futboll në stadiumin ndihmës, 13:00), koncerti festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” (17:00) dhe ekspozita personale e Ramadan Arifit (19:00). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.