DYLON

Kuvendi i Gjilanit diskuton për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin gjashtëmujor 2026 dhe atë raportin financiar janar-qershor 2026

Kuvendi i Gjilanit diskuton për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin gjashtëmujor 2026 dhe atë raportin financiar janar-qershor 2026
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, në seancën e sotme, ka diskutuar për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin e punës së kryetarit janar – qershor 2026, sikurse edhe raportin financiar janar – qershor  2026, ndërkaq ka miratuar planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-së), kërkesën nga Njësia e të Drejtave të Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore e kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për periudhën mars-qershor 2026.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, teksa ka paraqitur raportin për vitin 2025 dhe raportin gjashtëmujor 2026 para kuvendarëve për secilën drejtori, veç e veç, ka theksuar projektet e shumta komunitare të realizuara në të gjitha fushat, ku pozita (LVV me partnerët) i kanë dhënë përkrahje këtyre raporteve, derisa opozita (LDK, PDK e AAK), ka paraqitur vërejtjet e shumta të tyre.

EkoHigjiena

Në këtë seancë është miratuar edhe propozim vendimi për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave si dhe për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimi për emërimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, propozim vendimin për emërimin e Komisionit të përhershëm për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve e simboleve dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit publik të një parcele afër gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.

Në seancën e sotme kanë marrë pjesë me diskutime, pyetje e rekomandime edhe anëtarët e Kuvendit, Riad Rashiti, Gentrit Murseli, Bujar Nevzati, Fitim Guda, Arbër Ismajli, Sami Ahmeti, Fatos Ramadani, Artan Cani, Muhadin Haziri, Gresa Avdiu, Bekim Salihu, Besnik Shala, Astrit Sherifi e Fadil Ademi, të cilëve u është përgjigjur kryetari Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Eljesa Rashiti, Kushtrim Ibrahimi, Jeton Rexhepi, Mimozë Kadriu Qerimi dhe Avdyl Kastrati, 

Ndryshe, në këtë seancë e ka dhënë betimin anëtari më i ri i Kuvendit, Andi Shkodra (LVV) i cili e zëvendëson Arianit Sadikun, pasi ky i fundit u emërua në pozitën e nënkryetarit të Komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.