/2L ONLINE/ – Nevzad Isufi-shef i Grupit të Anëtarëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje shprehu shqetësimin e tij se në Kuvendin Komunal të Gjilanit shpeshherë debati po e humb kuptimin nga fakti i thirrjes në numra (vota). Ai thotë se nga pozita shpesh herë dëgjojmë se numrat janë në anën e tyret se i kanë numrat’, dhe se kjo është bërë një zakon i keq pasi keqpërdoret kjo çështje, sepse numrat pa përmbajtje janë fiksion.
Isufi tha se Kuvendi duhet të jetë vend i debateve përmbajtjesore dhe duhet shikuar përmbajtja e diskutimit, interesi i qytetarëve nga ajo çështje, e jo kush po diskuton, nga cilit tabor po vije çështja dhe mbi këtë frymë pastaj po veprohet e votohet.
Ai ka përmendur dy raste, iniciativa të opozitës të rëndësishme për qytetarët, atë për gjendjen në arsim dhe të ndërtimeve pa leje, ku për të parën tha se çështja e arsimit në komunën tonë, ndonëse ishte e paraparë edhe me planin e punës së kuvendit, u dashtë të mblidhen nënshkrime,për seancë të jashtëzakonshme, e të cilën pozita e sabotoi, vetëm për faktin se këtë e ka thirr opozita. Ndërsa për të dytën, pra çështjen e ndërtimeve pa leje, ndonëse kërkesa për shqyrtim u bë në fillim të vitit 2015, ajo u realizuar vetëm në seancën e parafundit të vitit. Pra pas një pritjeje tejet të gjatë, gati njëvjeçare. Madje për të dyja këto pika të rendit të ditës, kur erdhën më në fund, për to nuk patë asnjë material të përgatitur nga pozita, vetëm për faktin se ato u kërkuan nga opozita.
“Ne si Grup opozitar mendojmë se Kuvendi i Komunës, si institucioni kryesor, me qëndrimin, respektimin rigoroz të ligjeve, rregulloreve, me debatet përmbajtjesore dhe parimore, do të impononte mundësinë që të kemi edhe një ekzekutiv edhe më të përgjegjshëm në raport me gjithë qytetarët, pavarësisht nga kush udhëhiqet ai. Por kjo nuk mund të bëhet pa eliminuar shumë parregullsi të cilat e të cilat përgjegjësit i kanë anashkaluar”, ka thënë Nevzad Isufi-shef i grupit të anëtarëve të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/