DYLON

Kuvendi diskuton për Specialen

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare ku sipas njoftimit pritet që të diskutohet vetëm për një pikë të rendit të ditës; shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Kosovës.

Ky propozim është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe ndryshimi eventual i saj do t’i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë do t’i gjykonte vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime eventuale gjatë luftës në Kosovë.

EkoHigjiena

Kundër themelimit të Gjykatës Speciale janë shprehur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

Kundër themelimit të Speciales janë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së.

Për ndryshimet në amendamentet kushtetuese, Kuvendit i duhen 81 vota të deputetëve.