DYLON

Kuvendari Fadil Ademi mblodhi mbeturinat te Kalaja e Pogragjës nga ku përçoi porosinë ta ruajmë ambientin të pastër!

Kuvendari Fadil Ademi mblodhi mbeturinat te Kalaja e Pogragjës nga ku përçoi porosinë ta ruajmë ambientin të pastër!
Avatar photo Redaksia

Fadil Ademi, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njihet si njëri prej anëtarëve të Kuvendit që ka nisma apo i bashkohet nismave të ndryshme në terren qoftë për ruajte të ambientit, qoftë për evidentim të ndonjë shqetësimi që kanë qytetarët, për ta adresuar atë shqetësim në adresën e duhur.

Dhe, siç ka bërë të ditur vetë Ademi, sot te Kalaja e Pogragjës, ka grumbulluar mbeturinat për ta pastruar ambientin, nga ku ka përçuar mesazhin që ta duam, ta ruajmë dhe ta respektojmë natyrën, sepse është pasuria jonë e përbashkët.

EkoHigjiena

“Sot pasdite te Kalaja e Pogragjës, bëra një veprim të vogël për ta ruajtur këtë natyrë të bukur. Mblodha mbeturinat që ishin lënë aty, me shpresën që ky gjest të na kujtojë të gjithëve sa e rëndësishme është të kujdesemi për vendin tonë”, ka thënë Ademi.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që ta japin kontributin e tyre, sado të vogël, sepse vetëm kështu mund ta mbajmë të pastër dhe ta ruajmë bukurinë e vendit tonë.

“Uroj që pamje të tilla të mos i shohim më. Ta duam, ta ruajmë dhe ta respektojmë natyrën, sepse është pasuria jonë e përbashkët”, ka thënë asambleisti i Kuvendit komunal të Gjilanit, Fadil Ademi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.