DYLON

Kuvendarët e Vitisë shqyrtuan çështje të ndryshme në seancën e sotme

Kuvendarët e Vitisë shqyrtuan çështje të ndryshme në seancën e sotme
Avatar photo Redaksia

Këshilltarët e Asamblesë komunale të Vitisë, kanë mbajtur sot seancën e dytë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit njoftoi këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar udhëheqjes komunale, për të cilat u përgjigj zv.kryetari i komunës Hasan Aliu.

Në mesin e pikave të rendit të ditës të parapara për këtë seancë, ishin edhe pasqyrat financiare për periudhën janar-dhjetor 2018, për të cilën pikë, drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka prezantuar raportin e pasqyrave financiare.

EkoHigjiena

Ai bëri të ditur se buxheti komunal për vitin 2018 ishte 10.902.000 euro dhe ky buxhet është realizuar 99.40 %, kurse gjithashtu njoftoi edhe për ekzekutimin e shpenzimeve sipas kategorive shpenzuese, ndërkohë që për të hyrat vetanake kanë shënuar rritje gjatë 2018, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë, për 3.13% apo për 24.000 euro.

Në këtë mbledhje, u shqyrtuan dhe u miratua nisma e kryetarit të komunës së Vitisë për nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me komunën e Velika Pisanicës – Republika e Kroacisë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe bashkëpunimit, si në nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve ekonomike, institucioneve arsimore kulturore, sportive dhe shoqërisë.

Po ashtu u miratua propozimi për ndryshimin e vendimit Nr.01-410/03-71 i datës: 08.02.2018 të KKSB-së me kërkesën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këshilltarët miratuan njëzëri edhe propozimin për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të Komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, e gjithashtu edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pronat e paluajtshme të komunës Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.

Njëzëri u miratua edhe propozimi për caktimin e lokacionit në Viti për vendosjen e lapidarit kushtuar dëshmorit Safet Rexhepi nga Zhitia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.