DYLON

Kuvendarët e Gjilanit votojnë unanimisht dy propozim-vendimet e seancës së jashtëzakonshme

Kuvendarët e Gjilanit votojnë unanimisht dy propozim-vendimet e seancës së jashtëzakonshme
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunes së Gjilanit, ne seancen e jashtëzakonshme të udhêhequr nga Shpresa Kurteshi Emini, ka aprovuar dy pikat e rendit te dites te propozuara nga kryetari I Komunes se që kanë të bëjnë me zgjerimin e parqeve dhe hapësirave publike dhe propozimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për zhvillimin ekonomik të investitorit dhe prodhuesit privat.

Në propozim vendimin për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për sigurimin e tokës për nevoja të ushtrimit të kompetencave vetanake në ofrimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre, parcelë e cila gjendet në fshatin Velekincë, janë pajtuar të gjithë kuvendarët, duke  votuar pro unanimisht.

EkoHigjiena

Gentrit Murseli, në emër të LDK-së, ka mbështetur këtë pikë të cilën Forumi i Rinisë i LDK-së prej kohësh e kishte dërguar kërkesën që kjo parcelë të trajtohet në Kuvendin Komunal dhe e njejta të investohet dhe të jetë në shfrytëzim sipas planifikimit për gjelbrim, lodra për fëmijë dhe park publik.

Edhe Nehat osmani nga VV, propozim vendimin e ka konsideruar adekuat dhe të qëlluar, sepse sipas tij, zona urbane ka nevojë edhe më tutje për zgjerimin e hapësirave gjelbruese.

Asamblistja Festa Shabani,  ka thënë se është mirë të mendohet hapja e një ambulante sepse është një komunitet shumë i dendur dhe do ta ndihmonte ofrimin e shërbimeve shëndetësore për atë pjesë.

Propozim vendimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të pronave të paluajtshme të Komunës përmes Shprehjes së Interesit publik e kanë mbështetur gjithashtu të gjithë anëtarët e Kuvendit, ndërsa propozimin e ka arsyetuar Fitim Guda, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe që ka në sektorin privat krijimi i kushteve për veprim dhe zhvillim të sektorit ekonomik.

Shefik Surdulli nga radhet e PDK, ka kërkuar inkorporimin dhe shqyrtimin e kërkesës së banorëve për të pasur qasje në infrastrukturën publike për të cilën kryetari i Komisionit, Bekim Bajrami, ka thënë se një gjë e tillë është e drejtë elementare, derisa ka garantuar se zhvillimi i asaj zone domosdo duhet t’i nënshtrohet lejeve urbanistike dhe planit urban.

Për këtë pikë,  Nehat Osmani (VV), ka potencuar se mbështesin politikat zhvillimore dhe krijimin e kushteve për sektorin privat e në këtë rast investitorin që e merr në shfrytëzim këtë pronë.​ /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.