DYLON

Kuvendarët e Gjilanit nuk pranuan ta mbajnë seancën e sotme pa transmetim e saj online

Kuvendarët e Gjilanit nuk pranuan ta mbajnë seancën e sotme pa transmetim e saj online
Avatar photo Redaksia

Kuvendarët e Gjilanit kanë vendosur ta shtyjnë seancën e sotme për një datë tjetër, e cila do të caktohet ndërkohë, për shkak të mungesës së transmetimit online të saj, pasi që operatorit të deritashëm i ka skaduar kontrata.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se kontrata e transmetimit të seancave ka skaduar, ndërsa pajisjet e Kuvendit janë në defekt, prandaj për hir të transparencës me publikun, seanca e sotme shtyhet dhe për vazhdimin e saj do të njoftoheni me kohë.  

EkoHigjiena

Përndryshe, në rend dite të kësaj seancë, e dyta me radhë për këtë vit, ishin propozim-vendimi për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore, propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, propozim-vendimi për subvencionimin e shtesave për lehona, ndryshim-plotësimi i vendimit për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, formimi i komisionit rekrutues për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv/drejtorëve në IEAA, formimi i komisionit për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave, raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin në KKSB, ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për emërimin e këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë si dhe shfuqizimi i planit për Integritet Komunal 2023-2027. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.