DYLON

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, kryesues, ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Duke qenë se nuk pati dakordancë mes pozitës dhe opozitës për dy lokacionet e propozuara, me 26 vota për është votuar për parcelën prej 8327 m2 (P-70403013-05450-30), që është pranë Universitetit “Kadri Zeka”, por jo edhe për hapësirën punuese dhe mësimore në objektin e shkollës së mesme të Bujqësisë, në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, nën arsyetimin se në këtë shkollë janë paraparë investime.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për negligjencë për çështjen e kampusit universitar, ka thënë se vazhdimisht ka pasur përpjekje, takime të rregullta e vizita në terren nga ai dhe ekipi i tij me përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka”, për të bërë zgjidhje.

“Është e vërtetë që në Gjilan nuk ekziston asnjë tokë e dedikuar për Universitetin, por kjo gjendje ka qenë prej vitit 2013, kur është themeluar ky Universitet”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.