DYLON

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë buxhetin për vitin 2026 në shumën prej afër 42 milionë euro
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka miratuar buxhetin për vitin 2026, me 33 vota për dhe asnjë kundër.

Paraprakisht, shtyllat kryesore të buxhetit i ka prezantuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka bërë të ditur se buxheti për vitin 2026 është afër 42 milionë euro (41.928.924).

EkoHigjiena

Ndërkohë, gjatë debatit, buxhetit i kanë dhënë përkrahje paraprakisht Besnik Shala (VV), Nazim Gagica (AAK) e Naser Arifi (Guxo), me disa kërkesa specifike për investime komunitare, ndërkaq opozita Gentrit Murseli (LDK) dhe Riad Rashiti (PDK), kanë shfaqur kritikat e vërejtjet e tyre, ku votimin e buxhetit e kanë kushtëzuar me inkorporim të dhjetëra projekteve të ndryshme komunitare.

Pas takimit me përfaqësuesit e subjekteve politike, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se janë dakorduar që tetë nga 20 kërkesat e LDK-së të inkorporohen në buxhet në vlerë prej 764 mijë euro, së bashku edhe me kërkesën e partisë Guxo për rregullimin e parkut në Miresh, kurse për kërkesat e PDK-së, me theks të veçantë për varrezat e qytetit, theksoi se janë dakorduar që të inkorporohet në kuadër të bartjes së buxhetit në muajin shkurt, përkatësisht për rritjen e buxhetit për këtë projekt.  

Në këtë seancë kanë kontribuar me kërkesa, kritika e rekomandime edhe asambleistët, Muhadin Haziri, Sami Ahmeti, Bujar Nevzati. Fitim Guda, Fatos Ramadani, Liresë Kosumi, Burhan Isufi, Gresa Avdiu e Bujar Nevzati.

Për më tepër, në seancën e sotme e ka dhënë betimin anëtari më i ri i Kuvendit, Renan Imam, ndërkaq Kuvendi ka zgjedhur edhe nënkryetarin për Komunitete, Kadir Hysein. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.