DYLON

Kuvendarët e Gjilanit formojnë Komisionin për ndarjen e bursave për studentë

Kuvendarët e Gjilanit formojnë Komisionin për ndarjen e bursave për studentë
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, në seancën e të enjtes, e cila është e fundit e rregullt para pushimeve verore,  ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë me përbërje nga të gjitha partitë politike, derisa ka shtyrë për një seancë tjetër raportin financiar janar-qershor 2025.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve, të cilin e ka prezantuar Blerim Haziri (VV), iniciativën për ndërrimin e destinimit të parcelave të Bllokut “H” nga PRRU “Qendra-1”, kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësistë tjera 2025 dhe kërkesën e OVL UÇK-së për shpalljen Nderi i Qytetit të dy veteranëve të luftës, Pajazit Zymberi dhe Fatmir Mehmeti.

EkoHigjiena

Ndërkaq, me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Kuvendi ka anuluar vendimet nr. 01.016-35338/25 për caktimin e lokacionit dhe ndarjen e sipërfaqes së tokës për kullën muze “Agim Ramadani” në Zhegër, 01.nr. 016-48266/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Kadrush Sylës në lagjen “Dheu i Bardhë”, 01.nr. 016-48303/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës të Hisnije Halimit nga Zhegra dhe vendimin 01.nr. 016-48307/25 për lejimin e këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Nexhmedin Ibrahimit nga Përlepnica.

Në këtë seancë, Kuvendi ka anuluar edhe Rregulloren për sistematimin e vendeve të punës, pasi kryesuesi Kadriu tha se nuk janë përmbushur afatet ligjore, duke thënë se e njëjta do të procedohet për votim pas pak ditësh.

Ndërkohë, Korniza Afatmesme Buxhetore KAB 2026-2028, e cila u propozua nga shefja e grupit të VV-së, Krenare Latifi Kqiku, është shtyrë për seancën e shtatorit. 

Në këtë mbledhje, përmes pyetjeve e rekomandimeve kanë kontribuar edhe asambleistët, Avdyl Aliu, Bujar Nevzati, Krenare Latifi Kqiku, Ekrem Kryeziu, Ismajl Kurteshi, Latif Maliqi, Gresa Avdiu, Muhadin Haziri, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Nazim Gagica e Arbër Musliu, të cilëve u janë përgjigjur drejtorët komunalë, Hekuran Rapuca, Kushtrim Zeqiri,  Bejtulla Osmani, Bekim Salihu e Ali Arifi.

———————————————————————————————-

Mbledhja VIII e Kuvendit të Komunës është transmetuar drejtpërdrejt në formatin live stream në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook dhe në mediat lokale. 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.