DYLON

Kushtrim Kadriu në krye të komisionit për çështjen e shujtave të shërbyesve civilë

Kushtrim Kadriu në krye të komisionit për çështjen e shujtave të shërbyesve civilë
Redaksia

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në rend të ditës ishte edhe çështja e shujtave për shërbyesit civilë të Komunës së Gjilanit.

Pas diskutimeve, të gjitha grupet parlamentare ranë dakord për formimin e një komisioni, të përbërë nga shefat e grupeve parlamentare të LVV-së, LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe G3, për të trajtuar më konkretisht çështjen e shujtave.

EkoHigjiena

Me dakordimin e të gjitha grupeve parlamentare, anëtari i Kuvendit nga G3, Kushtrim Kadriu, u caktua kryesues i këtij komisioni, i cili do të angazhohet në gjetjen e një zgjidhjeje për realizimin e kësaj kërkese të shërbyesve civilë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.