/2L ONLINE/ – Duke parë rezultatet e angazhimit të kryetarës Gentiana Shabani në pozitën politike si koordinatore e “Zyrës për Preshevë Buajnoc dhe Medvgjë”, dhe obligimet e avansimit akademik të saj, ajo jep dorëheqje nga pozita e kryetarës së “Lëvizjes Qytetare Vatra”.
Kryesia e “Lëvizjes Qytetare Vatra”, caktoi për U.D. të kryetarit z.Kushtrim Kadriu.
Kadriu falënderoi, Gentiana Shabanin , për punën e bërë, në drejtimin e “LQV”, e në veqanti për punën që është bërë në “Zyren për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë”.
Kushtrim Kadriu, premtoi vazhdimin e shtrirjes së Lëvizjes “Vatra” dhe hartimin e një programi politik garues në zgjedhejet e ardhshme që do te vinë dhe krijimin e urave të miqësisë me organizma të tjerë në të mirë të qytetarëve. Përndryshe, Lëvizja Vatra është pjesë e koalicionit që qeverisë me Gjilanin./2L ONLINE/