Kushtrim Kadriu: Komuna e Gjilanit ta formojë sa më parë një komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara
“Duke marrë parasysh dëmet e shkaktuara nga era e fortë e ditës së djeshme, kërkoj nga Komuna e Gjilanit që të formojë sa më parë një komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara”, ka thënë Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Qytetare “Vatra”.
Ai ka thënë se ky komision duhet fillimisht të bëjë evidentimin e plotë dhe të saktë të dëmeve në terren, ndërsa më pas të ndërmerren hapat e nevojshëm për mbështetjen dhe kompensimin e qytetarëve të prekur.
“Sipas informacioneve që kam marrë, dëmet kanë prekur shtëpitë e qytetarëve, pemëtarinë dhe bletarinë. Prandaj, është e rëndësishme që procesi i vlerësimit të zhvillohet pa vonesa, në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit të marrin mbështetjen e nevojshme”, ka thënë Kadriu i “Vatrës”. /2LONLINE/
