DYLON

Kushtrim Kadriu kërkon të sigurohen kushtet e nevojshme të ngrohjes për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”

Kushtrim Kadriu kërkon të sigurohen kushtet e nevojshme të ngrohjes për shkollën fillore “Rexhep Elmazi”
Redaksia

“Prej disa ditësh kam pranuar ankesa nga prindërit lidhur me kushtet e ngrohjes në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, në lagjen time, Dheu i Bardhë, në Gjilan. Shqetësimet e prindërve janë të arsyeshme, pasi sigurimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, veçanërisht gjatë ditëve të ftohta, është një domosdoshmëri për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve:, ka thënë Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvnedit Komunal  të Gjilanit nga radhët  e lëvizjes Qytetare “Vatra”.

Ai ka bërë me dije se sot ka kontaktuar edhe drejtorin e Arsimit, të cilit ia ka përcjellë shqetësimet dhe gjendjen e raportuar nga prindërit, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet dhe të ndërmerren masat e nevojshme për zgjidhjen e saj.

EkoHigjiena

“Nga drejtori mora premtimin se kjo çështje do të zgjidhet brenda pak ditësh dhe se do të sigurohen kushtet e nevojshme të ngrohjes për nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka thënë Kushtrim Kadriu i Vatrës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.