DYLON

Kushtrim Kadriu kërkon që në pusetat në Gjilan të shkruhet emri i Gjilanit e jo i qyteteve tjera

Kushtrim Kadriu kërkon që në pusetat në Gjilan të shkruhet emri i Gjilanit e jo i qyteteve tjera
Redaksia

Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, ka ngritur shqetësimin për vendosjen e pusetave në qytet, të cilat, sipas tij, mbajnë emra të qyteteve të tjera, në vend që të kenë emrin e Gjilanit.

Kadriu ka vënë në pah se në pjesë të ndryshme të qytetit mund të shihen puseta me mbishkrime si Beogradi, Ferizaj dhe Janjeva, duke shtruar çështjen se pse ato nuk prodhohen enkas për qytetin e Gjilanit.

2lonline

Ai ka theksuar se emërtimi i pusetave me emrin e qytetit ku vendosen është një praktikë që do të duhej të ndiqej edhe në Gjilan, pasi, përveç funksionit të tyre praktik, ato mund të përfaqësojnë edhe një element të identitetit dhe përkatësisë lokale.

“Gjilani meriton identitetin e vet, edhe në gjërat më të vogla!”, ka theksuar Kadriu, duke kërkuar që edhe pusetat e vendosura në qytet të mbajnë emrin e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.