DYLON

Kushtrim Kadriu kërkon nga Shoqata e të Burgosurve Politikë nisjen e procedurës për njohjen e ish-krerëve të UÇK-së si të burgosur politikë!

Kushtrim Kadriu kërkon nga Shoqata e të Burgosurve Politikë nisjen e procedurës për njohjen e ish-krerëve të UÇK-së si të burgosur politikë!
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, që është njëri prej familjarëve të një ish-të burgosuri politik, Nijazi Kadriut, i ka adresuar një shkresë kreut të Shoqatës së të Burgosurve Politik me kërkesën për inicimin e procedurës për njohjen e ish-krerëve të UÇK-së si të burgosur politikë

Ja shkresa e plotë:

EkoHigjiena

I nderuar Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, z.Shefik Sadiku

Lënda: Kërkesë për inicimin e procedurës për njohjen e ish-krerëve të UÇK-së si të burgosur politikë

Unë, Kushtrim Kadriu, familjar i një ish-të burgosuri politik, ju drejtohem me kërkesën që Shoqata të shqyrtojë mundësinë e inicimit të procedurës për njohjen e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi si të burgosur politikë.

Kjo kërkesë mbështetet në bindjen se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i motivuar politikisht dhe se mënyra e zhvillimit të tij ka ngritur shqetësime të shumta lidhur me drejtësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Speciale.

Duke pasur parasysh se kontributi i tyre lidhet drejtpërdrejt me luftën çlirimtare dhe krijimin e Republikës së Kosovës, ju kërkoj që këtë çështje ta trajtoni me seriozitet dhe të ndërmerrni hapat institucionalë që janë në kompetencën e Shoqatës.

Me respekt,
Kushtrim Nijazi Kadriu
Familjar i një ish-të burgosuri politik

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.