DYLON

Kushtrim Kadriu kërkon mbështetje për bletarë

Kushtrim Kadriu kërkon mbështetje për bletarë
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Lëvizja “Vatra”, ka thënë se në koordinim me Shoqatën e Bletarëve të Gjilanit, ka dorëzuar kërkesën për planifikimin e buxhetit për vitin 2027, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së drejtpërdrejtë për bletarët e Komunës së Gjilanit.

Sipas tij, kjo kërkesë vjen duke pasur parasysh se ky është një nga sezonet më të dobëta të regjistruara ndonjëherë për prodhimin dhe vjeljen e mjaltit, gjë që ka vështirësuar ndjeshëm mbajtjen e bletëve.

EkoHigjiena

Kadriu theksoi se shumë bletarë kanë pasur prodhim minimal ose nuk kanë arritur të sigurojnë fare prodhim gjatë këtij sezoni.

“Për këtë arsye, është e domosdoshme që në buxhetin e vitit 2027 të planifikohet një skemë mbështetëse për bletarët, pasi subvencionet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar humbjet dhe sfidat me të cilat po përballet ky sektor”, ka thënë Kushtrim Kadriu, asamblist i “Vatrës”, në Kuvendin Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.