DYLON

Kushtrim Kadriu: Jam pro ndërtimit të Deponisë në fshatin Malishevë dhe do ta votoj si propozim

Kushtrim Kadriu: Jam pro ndërtimit të Deponisë në fshatin Malishevë dhe do ta votoj si propozim
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga Lëvizja “Vatra”, tha se është pro ndërtimit të Deponisë së mbeturinave inerte në fshatin Malishevë dhe do ta voton si propozim.

“Së pari, deponia duhet të ndërtohet diku dhe logjika që çdo fshat të mos pranojë projekte të rëndësishme për komunën është një qasje refuzuese dhe mosrespektuese ndaj institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike”, thotë Kadriu.

EkoHigjiena

Ai shtoi gjithashtu se duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve në Malishevë, ku shumica e votuesve kanë mbështetur Vetëvendosjen dhe Alban Hysenin, si udhëheqës i ekzekutivit komunal ai ka të drejtën ligjore dhe legjitimitetin demokratik të propozojë projekte dhe ide për zhvillimin e komunës, pasi qytetarët ia kanë besuar këtë detyrë me votën e tyre.

“Po ashtu, në zgjedhjet e fundit Malisheva i dha mbi 600 vota Vetëvendosjes. Kjo tregon se një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë shprehur besimin e tyre në politikat qeverisëse që ajo përfaqëson”, ka thënë Kushtrim Kadriu, asamblist i “Vatrës”, në Kuvendin Komunal të Gjilanit.  /2LONLINE/