DYLON

Kushtrim Kadriu i lumtur që shërbyesit civil do të përfitojnë shujtë falë angazhimit të tij

Kushtrim Kadriu i lumtur që shërbyesit civil do të përfitojnë shujtë falë angazhimit të tij
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vatra, njëherësh Shef i Grupit G3 (KDTP, BNA dhe Lëvizja Vatra), tha se ndihet i lumtur pas informacionit se shërbyesit civilë do të përfitojnë shujtë, një iniciativë e tij, e propozuar votuar e më pas edhe e nënshkruar nga ai, sa ishte Kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, në mandatin e kaluar, transmeton 2LONLINE.com.

Kadriu tha se, sa ishte Kryesues i Kuvendit, së bashku me ekipin e tij, kanë bërë shumë dhe kanë lënë pas një sërë veprash të mira për qytetin e Gjilanit dhe në këtë vazhdë, e tillë është edhe shujta për shërbyesit civilë.

EkoHigjiena

“Kjo nismë ishte ideuar nga unë, ishte propozuar, votuar dhe më pas kam nënshkruar vendimin përkatës. Këto ditë jam informuar se, për herë të parë, shërbyesit civilë do të përfitojnë këtë shujtë. Urime për këtë hap të madh drejt përmirësimit të gjendjes së shërbyesve civilë”, ka thënë Kushtrim Kadriu.  /2LONLINE/