DYLON

Kushtrim Kadriu: Çështja e selive për subjektet politike në Gjilan duhet të zgjidhet

Kushtrim Kadriu: Çështja e selive për subjektet politike në Gjilan duhet të zgjidhet
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, drejtues i Lëvizjes Vatra, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, si përfaqësues i këtij subjekti politik, ka thënë se çështja e selive për subjektet politike në Gjilan duhet të zgjidhet.

Ai tha se dëshiron të ngreh si shqetësim këtë çështje me rëndësi lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Disa subjekte politike në Gjilan shfrytëzojnë hapësira publike, përkatësisht objekte shtetërore, si seli të partive të tyre. Ndërkohë, subjektet e tjera nuk e gëzojnë këtë mundësi dhe janë të detyruara të paguajnë qira, duke krijuar kosto të konsiderueshme financiare”, ka thënë Kadriu.

Sipas tij, kjo situatë krijon pabarazi dhe trajtim jo të barabartë ndërmjet subjekteve politike.

“Në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal do të kërkojmë që kjo çështje të trajtohet dhe të diskutohet mundësia e rregullimit të saj në mënyrë të drejtë dhe transparente për të gjitha subjektet politike”, ka thënë Kushtrim Kadriu i Lëvizjes Vatra, që njëherësh është Shef i Grupit G3, në këtë organ vendimmarrës, bashkë me Renan Imamin nga KDTP dhe Ali Selimin nga BNA.   /2LONLINE/