DYLON

Kushtrim Ibrahimi: Po realizojmë projekte që po u japin zgjidhje qytetarëve

Kushtrim Ibrahimi: Po realizojmë projekte që po u japin zgjidhje qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Po realizojmë projekte që po u japin zgjidhje qytetarëve

/Kushtrim Ibrahimi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Sot zhvilluam një vizitë në Lagjen 8, konkretisht në rrugët Tahir Sinani dhe Nekibe Kelmendi, ku po realizohet projekti i rrjetit të ujërave atmosferikë.

Ky projekt po u jep zgjidhje banorëve të këtyre rrugëve, të cilët për vite me radhë janë përballur me probleme sa herë kishte reshje shiu. Tani, me këtë investim, ky shqetësim do të mbetet në të kaluarën.

Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me vlerë prej 490,000 €.

Jam i lumtur që ky dhe shumë projekte të tjera po realizohen gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, me kryetar Alban Hyseni.

Alban Hyseni 105 Kushtrim Ibrahimi 13.